John Ronald Reuel Tolkien, krijuesi i botës së Mes-Tokës

John Ronald Reuel Tolkien, krijuesi i botës së Mes-Tokës

Më 2 shtator 1973 u nda nga jeta shkrimtari dhe filologu britanik John Ronald Reuel Tolkien, një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë fantastike. Ai lindi më 3 janar 1892 në Bloemfontein, në Afrikën e Jugut, dhe ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare në Bournemouth të Britanisë së Madhe. Tolkien u kthye në Angli në moshën katërvjeçare, pas vdekjes së të atit. Që në fëmijëri tregoi interes të veçantë për gjuhët, letërsinë, vizatimin dhe përrallat. Në moshën shtatëvjeçare nisi të shkruante historinë e tij të parë me një dragua. Studimet dhe dashuria për gjuhët ndikuan shumë në krijimtarinë e tij. Tolkien studioi gjuhë të vjetra si anglishten e vjetër, norvegjishten e vjetër, greqishten dhe finlandishten. Ai gjithashtu krijoi gjuhë të reja, ndër të cilat Quenya,...