Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në të ardhmen në tregun shqiptar
Produktet ushqimore të përftuara nga insektet mund të përfshihen në kategorinë e ushqimeve të reja që do t’i nënshtrohen procedurave të autorizimit në Shqipëri, sipas projektligjit të ri “Për ushqimin”. Edhe pse dokumenti nuk i përmend shprehimisht insektet, ai përfshin ushqimet e prodhuara nga kafshë ose pjesë të tyre dhe parashikon njohjen e autorizimeve të dhëna nga Bashkimi Evropian, ku disa produkte ushqimore me bazë insektesh lejohen tashmë të tregtohen. Kjo krijon një mundësi ligjore për vendosjen në tregun shqiptar të një kategorie produktesh që po përdoren në industrinë evropiane të ushqimit, veçanërisht si burim alternativ proteinash. Projektligji është në konsultim publik dhe dispozitat për ushqimet e reja pritet të fillojnë efektet më 1 gusht 2028, nëse miratohet. Çfarë parashikon projektligji? Neni 31 përfshin në...
Burimi:
gijotina.com