‘Asamble e turpit!’ Shpërthen Plarent Ndreca: Rama quajti socialistët “m…ër” dhe vuri veten mbi partinë

‘Asamble e turpit!’ Shpërthen Plarent Ndreca: Rama quajti socialistët “m…ër” dhe vuri veten mbi partinë

Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca ka reaguar ashpër pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur statutin e partisë dhe ka anashkaluar strukturat e saj, për të imponuar vendimin politik ndaj tij. Ndreca thotë se askush nuk përcaktoi cila ishte shkelja e tij në statutin e partisë dhe nuk ka pasur vendim për përjashtimin. Ndreca thotë se PS është kthyer 35 vite pas dhe kritikon Ramën pasi quajti socialistët “m…ër” dhe vuri veten mbi partinë. “Që kur përkatësia në Partinë Socialiste kushtëzohet nga detyrimi për t’i dhënë gjithmonë të drejtë kryetarit? Që kur mospajtimi me të përbën shkelje statutore dhe ushtrimi i profesionit të avokatit bëhet shkak për ndëshkim politik? Edi Rama ka të drejtë t’i kundërshtojë pretendimet e mbrojtjes me...