Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Jo vetëm Konate, Perez “siguron” edhe transferimin e dy yjeve të tjerë falas në verën e vitit 2026
6 Gusht 2025 20:15 Telesport Tashmë është bërë traditë të themi që Real Madrid siguron transferimin e yjeve të mëdhenj, por falas. Rasti më i fundit është ai Alexander Arnold, që erdhi këtë verë te madrilenët si lojtar i lirë. Florentino Perez “fanatik” i këtyre lëvizjeve, ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas. I pari dihet që është Ibrahima Konate. Francezi ka refuzuar ofertat e vazhdueshme të Liverpool-it për rinovim të kontratës dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Real Madrid. Xabi Alonso e donte qendërmbrojtësin francez që këtë verë, por Liverpool kërkoi 50 milionë euro, shifër shumë e majme, duke ditur që lojtari mund të vijë pas një viti falas. Dy yjet e tjerë...