Jo vetëm Gjylameti, mbi 15 kandidatë për deputetë kërkesë KQZ-së për pamjet filmike të numërimit të votave

Jo vetëm Gjylameti, mbi 15 kandidatë për deputetë kërkesë KQZ-së për pamjet filmike të numërimit të votave

Mbi 15 kandidatë nga forca të ndryshme politike, por kryesisht ato të Partisë Socialiste i janë drejtuar KQZ-së me një kërkesë për pamjet filmike të numërimit të votave preferenciale. Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri mes kandidatëve që kanë bërë kërkesë janë Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Frrok Gjini dhe Xhemal Qefalia nga rradhët e Partisë Socialiste. Blerina Gjylameti është në një garë të ngushtë me kolegen Olta Xhaçka, ku kjo e fundit është 102 vota para nga numërimet deri tani. Nga Partia Demokratike kërkesë kanë bërë deputetët Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja. Kujtojmë se...
Burimi: Javanews.al