Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Jo më forcë, jo me presion”, Kremlini paralajmëron Perëndimin: Sanksionet do të kenë pasoja të ndërsjellta!
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se është e pamundur që Rusia të shtyhet drejt tryezës së negociatave për konfliktin në Ukrainë përmes presionit apo forcës. Në një intervistë, të transmetuar pjesërisht në kanalin Rossiya 1 dhe publikuar në Telegram, Peskov theksoi se vetëm “logjika dhe argumentet” mund të çojnë në bisedime. “Rusia mund të shtyhet në tryezën e negociatave vetëm me logjikë dhe argumente. Është e pamundur ta detyrosh me presion ose me forcë”, deklaroi ai. Komentet vijnë në një moment kur Perëndimi po diskuton për sanksione të reja ndaj Moskës, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe eksportit të...