Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike, zbardhet emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec nga asfiksia
Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar si Kozeta Teço, e cila jetonte e vetmë në banesën e saj në lagjen nr.1 të qytetit. Sipas raportimeve, ajo nuk kishte fëmijë dhe as nuk ishte e martuar, ndërsa jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Bëhet me dije se ishte motra e saj që e ndihmonte financiarisht.