Jetoi 6 vite në Francë, por u kthye në Shqipëri për të veshur uniformën e policisë, historia e 25-vjeçares nga Shkodra
Pas gjashtë vitesh qëndrimi në Francë, një 25-vjeçare nga Shkodra u kthye në Shqipëri për të ndjekur pasionin e saj për Policinë e Shtetit. Historinë e Elisa Hasanajt e ka ndarë në rrjetet sociale Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo. Sipas tij, Elisa punon prej dy vitesh në Stacionin e Policisë Kufitare në Han të Hotit, si operatore e sistemit të kamerave dhe kontribuon në garantimin e sigurisë kufitare. Postimi i plotë i ministrit Demo: Pas gjashtë vitesh në Francë, Elisa Hasanaj u kthye në Shqipëri. Këtu e priste një dëshirë që nuk lidhej me diplomën e saj: të vishte uniformën e policisë. Sot, 25-vjeçarja nga Shkodra ka dy vite që shërben në Policinë e Shtetit, në kufirin që për shumëkënd është pikënisje për...
Burimi:
javanews.al