Burimi:
Sot.com.al

“Jepi 12 mijë euro…”/ Një person mashtroi duke u hequr si Behgjet Pacolli, dalin mesazhet, ja si komunikonte ai
👁8886
Një person i cili mashtronte duke u hequr si biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është arrestuar nga policia në Tiranë. Personi në fjalë dyshohet se ka mashtruar administrues të hotelit ‘Radisson Collection Morina’ në Tiranë, duke i marrë një shumë prej mijë eurosh. Siç raportohet i dyshuari ka kontaktuar me sipërmarrësin që është pronar i hotelit në fjalë, Julian Morinën, duke i kërkuar disa mijëra euro, me emrin e Behgjet Pacollit, me qëllimin për të shtruar iftar. Mjaftoi vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” dhe bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, për t’ia dalë mbanë që të gënjejë...