Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Jenishehri zbulon se si mundet Serbia: Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë, duhet zhdukur xhelozia
Ish-deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se Armand Duka dhe Silvinjo nuk pranojnë takim. I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Jenishehri tha se ka studiuar matematikë dhe kjo e ka ndihmuar për të krijuar skemën. Madje, Jenishehri u ngrit në këmbë dhe demonstroi disa nga lëvizjet me top, që duhet të bëjnë futbollistët. “Unë jam diplomuar në shkencat e matematikës dhe fizikës dhe kam qenë mësues matematike. Meqenëse isha mësues kujdestar i klasës sportive, trajneri Ramazan Ragami, i stërviste me fjalën e fundit të shkencës. Unë bëhem kurioz, meqenëse kisha djalin në futboll dhe shoh që stërvitja që publikonte FIFA nuk ishte në nivelin që mund të përmirësohet. Unë nxjerr një stërvitje me bazë shkencore...