“Jemi milicia serbe”, e-mail kërcënues për bombë në institucionet shtetërore: Do hakmerremi…

“Jemi milicia serbe”, e-mail kërcënues për bombë në institucionet shtetërore: Do hakmerremi…

Disa institucione te vendit kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj tyre. Në mesazhet e dërguara 150 adresave te disa institucioneve, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet. “Kemi vendosur mjet shpërthyes, do të hakmerremi ndaj jush”, thuhet në mesazhin kërcënues. Përmbajtja e emailit: “Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”. Ndërkohë, policia ka nisur punën për identifikimin e...