“Jemi më mirë pa trajner”, klubi anglez merr vendimin drastik dhe “shpik” një mënyrë të re drejtimi
Dy javë pas shkarkimit të trajnerit të tyre, Robbie Savage, klubi i Forest Green Rovers, që bën pjesë në National League (Kategoria e Pestë në Angli), ka vendosur të mos emërojë një trajner të ri. Presidenti i Forest Green Rovers, Dale Vince, po bën një eksperiment të guximshëm, duke mos zgjedhur një trajner të ri, pas largimit të trajnerit të mëparshëmm, dy javë më parë, për shkak të rezultateve të dobta. I njohur për qasjen e tij ndryshe, presidenti i klubit, Dale Vince, beson se trajnerët me ego të madhe shpesh marrin vendime të dobëta që nuk e ndihmojnë ekipin. Tani klubi do t’i lejojë anëtarët aktualë të stafit teknik të drejtojnë punët së bashku në ndeshjet e ardhshme, për të parë se si funksionon...
Burimi:
telesport.al