“Jemi gati për dialog, por jo me dhunuesit!”- Rama reagon përsëri: Qytetarët të bëjnë durim, të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë! Dhunuesit do marrin faturën
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sërish për protestën që vijon prej disa ditësh, duke theksuar se protesta është e drejtë, ndërsa dhuna përbën krim. Përmes një shënimi në rrjetet e tij sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë durim dhe të mos bien pre e asaj që ai i cilëson ‘manipulime mediatike’. Më tej, Rama u shpreh gjithashtu se qeveria është e gatshme për dialog në çdo kohë dhe pa kushte, me përjashtim të dhunuesve dhe atyre partive politike, që nuk distancohen nga dhuna. Postimi: “Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik. Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre...
Burimi:
javanews.al