Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Jemi ende 50 me 50 për t’u kualifikuar”, Edi Martini pas fitores me Vikingur: I kemi zgjuar hienat nga gjumi sot
Vllaznia arriti të triufmojë në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Vikingurit. Në përfundimin e takimit, trajneri Edi Martini doli në prononcim për mediat. “Jam i lumtur për djemtë sepse nga fillimi në fund dhanë maksimumin. Kemi pasur shumë halle dhe peripetci. Kemi pasur shumë lojtarë të sëmurë dhe me gjilpëra. Arritëm të marrim këtë fitore, të luash me ekip islandez me formën e tyre të mirë, është komplet besimi që çunat kanë në vetvete. Ka momente që duhet të ndryshosh diçka, ne bëjmë edhe gabime kur bëjmë ndërrime. Si në Letoni, lojtarët që u futën në fushë dhanë maksimumin...