Jeff Bezos ndryshon vendin e dasmës, “fitore” për protestuesit në Venecia

Jeff Bezos ndryshon vendin e dasmës, “fitore” për protestuesit në Venecia

Protestuesit në Venecia, të cilët kundërshtojnë dasmën e themeluesit të Amazon, miliarderit Jeff Bezos, dhe gazetares Lauren Sanchez, pretendojnë se kanë arritur fitore pasi planet për festimin e dasmës thuhet se janë zhvendosur si pasojë e kërcënimeve të tyre për bllokim të dasmës. Grupi aktivist “No Space for Bezos” kishte paralajmëruar një bllokadë në kanalet përreth ndërtesës historike “Grande Scuola Misericordia” në qendër të Venecias, ku besohej se çifti do të organizonte një festë madhështore më 28 qershor. Sipas tyre, festa tani është zhvendosur në një vend më pak piktoresk, në zonën detare të Arsenale-s, në skajin e jashtëm të...
Burimi: Top-Channel.tv