Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Je e moshuar, je e shëndoshë, shkurtoj flokët…mjaft me këso komente!
Nga Mara Venier Nuk i duroj dot më komentet e tipit: “je e moshuar”, “je e shëndoshë”, “shkurtoji flokët, se të janë rritur”. Në një fundjavë që kalova në bregdet me tim shoq, postova një foto pranë tij gjatë kohës së perëndimit. Ndihesha e lumtur dhe të dy ishim duke pirë koktejl mojito. Nuk mund të mungonin komente të tilla si: “Priji flokët, se je e moshuar”, “Mos pi alkool, nis dietën se je shëndoshur”. Fillimisht u ndjeva keq, më pas fillova të mendohesha nëse ia vlente të mërzitesha dhe nisa të reagoja ndaj çdo komenti negativ. Ka kaq shumë ligësi në qarkullim. Ato lidhur me flokën, apo me moshën, janë më të padurueshmet. Dhe më e bukura është se ua thonë vetëm grave. Askush nuk kapet me moshën, apo shëndetin e meshkujve. Do ta pranoja nëse do të vinin në diskutim punën time, nëse do të më thoshin: “Ti si aktore apo si regjisore nuk më pëlqen”. Por komentet lidhur me moshën,...