
Vrau bashkatdhetarin pas sherrit në lokal, dënohet me 20 vite burg Mikea Zaka
Më 20 vite burg është dënuar 23-vjeçari Mikea Zeka, i cili vrau me armë zjarri bashkëkombësin shqiptar, Kasem Kasmi, duke e qëlluar me dy plumba në zemër dhe mushkri dhe la të plagosur tre të tjerë që ishin me viktimën.
Prokuroria kishte kërkuar të dënohej me 30 vjet burg, (20 për vrasjen me dashje, 3 vjet për secilën nga tre tentativat për vrasje plus 1 vit tjetër për mbajtjen pa leje).
Sipas mediave italiane, dënimi iu zbrit me një të tretën e reduktimit të lejuar nga gjykimi i shkurtuar, në 20 vjet. Dhe, nëse i pandehuri nuk apelon, ai mund të marrë një ulje të mëtejshme prej 1/6.
Zaka akuzohej se kishte qëlluar të paktën gjashtë të shtëna nga pistoleta e kalibrit 7.65 që mbante në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kasmit, i cili vdiq, ndërsa tre të tjerët, vëllai i viktimës, Ervin Kasmi dhe vëllezërit Klevin dhe Alvider Hidraliu, u plagosën rëndë.
Si ndodhi ngjarja?
Vrasja ndodhi mbrëmjen e 9 marsit 2024 rreth orës 19:30 në qendër të Frosinones në Itali. Mikea Zeka ishte në Shake Bar në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij të gjithë shqiptarë. Mikea një emër i njohur për policinë ndërsa vitin e fundit ishte ndaluar dy herë për drogë.
Në lokalin plot me njerëz hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Goditja është fatale për 27 vjeçarin i cili vdes pas 20 minutash në duart e mjekëve të urgjencës. Përpjekjet për ta ringjallur nga mjekët e urgjencës zgjatën disa minuta me një masazhe kardiake por nuk patën sukses.
Burimi