Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

“Kam përshtypjen se me një inflacion kaq të ulët, edhe më poshtë se objektivi i Bankës së Shqipërisë, nuk është e largët vendimmarrja e këshillit Mbikëqyrës për të ulur sërish normën bazë të interesit”, tha për A2 CNN eksperti për ekonominë Klodian Muço.
E në një kohë që kreditë në lekë do të bëheshin më të lira, të fituar nga zbutja e inflacionit dalin edhe punonjësit e administratës. Nga viti i ardhshëm rrogat e tyre do të indeksohen në varësi të ecurisë së inflacionit.
“Në qoftë se duam të ruajmë standardin e jetesës atëherë do duhet të kemi indeksim edhe të pagave. Me këtë normë ato rriten pak, por gjithsesi amortizohet efekti i inflacionit”, shtoi Muço.
Efekt të kundërt jep frenimi i krizës së çmimeve te të moshuarit. Pensionet e tyre në tetor do të rriten më pak si pasojë e inflacionin në rënie.
“Me këtë normë ata marrin më pak para. Megjithatë këtu ka një problem. Ata nuk duhet të marrin indeksim në bazë të inflacionit te ushqimet dhe pijet por në bazë të ecurisë së këtij treguesi te shporta e konsumit”, nënvizoi Muço.
Banka e Shqipërisë parashikon se ky vit do të krijojë për ekonominë e vendit në një mjedis pozitiv rritjeje, me inflacion të ulët, sektor bankar të shëndetshëm dhe me zhvillim të konsiderueshëm të sistemeve të pagesave.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente