Skema e sigurimeve në bujqësi, Shqipëria po e përgatit duke u bazuar në modelin turk

Skema e sigurimeve në bujqësi, Shqipëria po e përgatit duke u bazuar në modelin turk

Shqipëria po punon për të aplikuar modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Sipas ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, me asistencën e ministrit homologe në Turqi do të bëhet e mundur hartimi i një sistemi të sigurimeve bujqësore për të mbrojtur fermerët nga rreziqet natyrore dhe katastrofat që mund të dëmtojnë prodhimin e tyre bujqësor.
Lidhur me hartimin e kësaj skeme, ishte në Shqipëri përgjatë javës që po mbyllet, edhe delegacioni turk I kryesuar nga zëvendësministri i Bujqësisë dhe Pyjeve të Turqisë.
Skema turke e sigurimit në bujqësi funksion që prej vitit 2025-së dhe përfshin një kombinim të sigurimeve private dhe mbështetjeve shtetërore.
Disa lloje të sigurimeve në bujqësi janë të detyrueshme, si sigurimi i të korrave, ndërsa të tjerat janë vullnetare, si sigurimi për blegtorinë ose peshkimin.
Kjo i ndihmon fermerët të mbrojnë investimet e tyre dhe të zvogëlojnë humbjet financiare. Shteti turk mbështet një pjesë të konsiderueshme të parimeve të sigurimit, zakonisht nga 50% deri në 67%, duke e bërë atë më të përballueshme për fermerët.
Kjo skeme operohet nga një konsorcium i kompanive private të sigurimit, të mbështetura nga qeveria. Këto kompani marrin pjesë në skemën e sigurimeve për bujqësinë përmes një platforme të përbashkët.
Në rast dëmtimi, fermerët aplikojnë për dëmshpërblim përmes agjencive të sigurimeve.
Kjo skemë konsiderohet një instrument i fuqishëm për menaxhimin e rrezikut në sektorin e bujqësisë, duke lehtësuar stabilitetin financiar të fermerëve.
Ministria e Bujqësisë theksoi gjatë një takimi me gazetaret se në Europë janë dy skema ku mund të bazohej vendi ynë, ajo turke dhe spanjolle që janë të ngjashme me njera-tjetrën. Por theksoi Denaj Shqipëria zgjodhi skemën turke pasi vendi ynë e kishte të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë turke.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente