
Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në cigaret elektronike në Itali! Ja çfarë iu gjet në dhomën e hotelit
Strategjitë e trafikantëve të drogës janë nga më të larmishmet. Nga fshehja tek pjesët më intime të trupit, deri tek kamuflimi në pajisjet e teknologjisë. Një prej tyre është zbuluar së fundmi nga policia italiane në Romë, kur një 25-vjeçar shqiptar u arrestua teksa iu zbulua se kokainën e ndarë në doza e kishte futur brenda cigares elektronike.
Aksioni u krye në “Via Narni”, ku agjentët përgjuan të riun, duke i gjetur mbi 200 gramë kokainë, tashmë të ndarë në pako të shumta gati për shitje me pakicë. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan se një pjesë e drogës ishte fshehur me zgjuarsi brenda cigareve elektronike dhe ishte ajo që shpërndahej në çast.
Policia tha se këto pajisje, të përshtatura për të fshehur substancën, ishin modifikuar për të krijuar hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur pako me kokainë, një metodë që demonstron zgjuarsinë e tregtarëve në përpjekjen për t’iu shmangur kontrolleve të zbatimit të ligjit.
I riu shqiptar, i cili prej disa ditësh ndodhej në Romë, po lëvizte në një makinë me qira në momentin e arrestimit. Oficerët kanë ushtruar kontroll edhe dhomën e motelit ‘B&B’ (Bed and Breakfast) ku ai po qëndronte, duke gjetur brenda 1 mijë euro në kartëmonedha të prerjeve të vogla, një bllok shënimesh me inventarin e shitjeve dhe pagesave, si dhe material për paketimin e dozave. Këta elementë mbështetën më tej akuzat ndaj tij për trafik droge, informon media italiane.
Sot (7 mars) ai ka dalë para gjykatës, ku është vendosur paraburgimi, teksa hetimet vijojnë për të zbuluar organizatën ku është pjesë apo furnizuesit e lëndës narkotike.
Burimi