Rikthehen dashuritë e shkuara! Javë e ngarkuar për Horoskopin, sfidat sjellin fitoren

Rikthehen dashuritë e shkuara! Javë e ngarkuar për Horoskopin, sfidat sjellin fitoren

Renditja e planetëve paralajmëron një periudhë të rëndësishme dhe të ngjeshur me ngjarje astrologjike. Java që vjen ka disa të tilla pasi Mërkuri kthehet në prapavijë, Afërdita është ende në të  kundërt dhe do të duam t’i rikthehemi së shkuarës.
Sipas parashikimit të astrologes Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” në Tv Klan mund të nxitemi për t’u rikthyer te  persona nga e kaluara apo vijnë ata, por edhe një projekt. Eklipsi i hënës së plotë në shenjë e Virgjëreshës do të sjellë funde, fillime, tranzicion dhe do të na ndihmojë për  të bërë ndryshime që ndikojnë në jetën e përditshme.
Chrysanthi Kalogeri: Kemi përpara një javë dhe periudhë të rëndësishme. Fillimi i javës, data 10-12 janë ditë shumë të mira për kontakte, biseda të këndshme, takime me njerëz nga e kaluara dhe të rinj. Data 12 është shumë e rëndësishme sepse mund të kemi takime me njerëz nga e kaluara ose takime që i kishim bërë në plan më parë, por tani erdhi koha të bëheshin. Takimet mund të jenë serioze, por edhe me dashuri nga e shkuara. Një ditë me pak pengesa data 12, kështu që jini të kujdesshëm, mos insistoni nëse diçka nuk del, fillimi i javës ka një antitezë. Në datën 14 është ditë shumë e rëndësishme sepse kemi eklipsin total të hënës në shenjën e Virgjëreshës që ka vështirësitë e tij, pengesa, zhvillime në botë, fenomene natyrore, probleme në marrëdhënie, ekonomi, periudha ka sfida por edhe shans. Përmes këtyre pengesave dhe sfidave që do të kalojmë, ndryshimet do të jenë për të mirën tonë. Fundi i javës  krijon kushte për një rinovim, mund të kemi bashkime ose takime me njerëz të rëndësishëm që do të  ndikojnë pozitivisht në evoluimin tonë.
Dashi – Në pjesën e parë të javës do të keni takime të rëndësishme me bashkëpunëtorë, partnerë ose njerëz nga e kaluara ku bisedat do të bëhen në një atmosferë të këndshme. Do të keni biseda intime ku do të merrni vendime serioze në lidhje me punën dhe karrierën. Mirë është mos të merrni vendime përfundimtare gjatë 15-ditëshit në vijim. Eklipsi i datës 14 ju fton të fokusoheni në jetën intime, të gjeni kohën të çlodheni, por edhe të jeni shumë të përpiktë në punë dhe karrierë. Aty ku duhet të insistoni e përfitoni është sfera financiare, gjeni mënyrën për të rritur të ardhurat tuaja.
Demi – Periudha kërkon që të jeni të fokusuar në jetën sociale dhe në marrëdhëniet me miqtë. Në pjesën e parë të javës do të keni takime të fshehta për jetën personale, ndoshta me dikë që gjendet në punën tuaj por edhe me prindërit që duhet t’i mbani për vete derisa të shihni që do të realizohen e plotësohen. Në datën 12 kini kujdes me rrjetin shoqëror. Mund të afroheni me një mik nga e kaluara  dhe të bisedoni seriozisht për gjëra që ju interesojnë duke marrë këshillat e duhura, por shmangni keqkuptimet. Vendosni fokusin në sferën financiare, mendimet do të jenë aty por ndonjëherë më negative dhe të ekzagjeruara sesa është realiteti. Me eklipsin në datën 14, fokusohuni në gjetjen e mbështetjes dhe njeriut që do të ndryshojë jetën tuaj dhe finalizojë synimet dhe qëllimet që keni.
Binjakët – Janë më të ndikuarit e eklipsit dhe duhet të fokusohen në sferën profesionale, sociale, të trajtoni me qetësi problleme me shtëpinë, pronën, të dashurin, jetën personale. Mos lini ngjarjet e fundit që t’ju sjellin pengesa në punë e karrierë. Kujdes në datën 12, diçka mund të mos realizohet ose të merrni atë që dëshironi. Gjysma e parë e javës është shumë e mirë për biseda me njerëz kompetentë për të bërë ndryshime në planet tuaja. Mërkuri në prapavijë duhet t’ju bëjë të rishikoni gjërat që të bëni një rinovim, por pa humbur shanset e zhvillimit që keni dhe për përfitime financiare.
Gaforrja – Fillimi i javës është pozitiv për ju dhe në jetën tuaj sociale jeni në një fazë ku bëheni objekt dhe qendër diskutimi. Keni shanset të merrni ‘feedback’  pozitiv dhe të jeni të pranueshëm në jetën sociale, në punë por edhe ju duhet të fokusoheni të nxirrni më të mirën e vetes. Eklipsi ndikon shumë pozitivisht për ju. Mund të rregulloni e trajtoni me qetësi, seriozitet e disiplinë planet tuaja për të  ardhmen, jashtë shtetit apo studime. Korrigjoni pengesat në lidhje me dokumentacionin dhe fundi i javës ju ndihmon të gjeni njeriun e përshtatshëm që do të ndikojë pozitivisht për të ardhmen. Hidhni bazat e jetës suaj dhe një udhëtim në 15-ditëshin e dytë të marsit mund të ndikojë pozitivisht.
Luani – Duhet të fokusoheni në sferën financiare që ka të bëjë me detyrimet ndaj të tjerëve. Nëse keni një çështje ligjore apo ka të bëjë me detyrime financiare, do ta zgjidhni me seriozitet në pjesën e parë të javës. Mbani lart humorin dhe mos u demoralizoni nëse shihni që diçka nuk shkon aq mirë sa më parë. Do të keni shanse shumë të mira për një bashkëpunim  profesional që do të ndryshojë të dhënat. Ndërkohë që kërkoni mbështetjee nga miqtë e rrjeti social, do ta gjeni aty nga ku s’e prisni dhe do të sjellë ndryshime për ju.
Virgjëresha – Jeni nga më të ndikuarit e eklipsit në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Disa  do të bëjnë spastrime, do të jenë njerëz që do t’i nxirrni ju ose do të dalin nga jeta juaj sepse marrëdhënia nuk shkon ose lulëzon dhe të tjerë që do t’i përforconi këto marrëdhënie dhe çoni në një shkallë më të mirë. Fokusohuni në sferën profesionale sepse do të keni sukses dhe në rishikimin dhe gjetjen e burimeve të të ardhurave sepse do të keni ndihmë ose do të merrni të ardhura të vonuara.
Peshorja – Një periudhë e rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, kryesisht për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që do të kenë biseda, kontakte me bashkëpunëtorë, të dashur, mund  të keni rikthimin e ish-it, një personi nga e kaluara apo të një bashkëpunëtori ose të riktheheni ju te ata. Ata që kanë biznes duhet të rikthejnë klientelën e së kaluarës, është momenti t’i riafroheni. Përditshmëria juaj do të jetë shumë e ngarkuar, merrni përgjegjësinë që ju takon dhe jini të përqendruar. Kujdesuni për shëndetin duke evituar edhe komentet ose prapaskenat.
Akrepi – Eklipsi ndikon shumë pozitivisht, është periudhë shumë e mirë dhe erotike sepse fokusoheni në marrëdhëniet personale, me të dashurit, me fëmijët, rrjetin social. Këta do të ndihmojnë në qëllimet e synimet tuaja, mund të bëni edhe një udhëtim. Pa pritur e kujtuar, në 15-ditëshin në vijim duhet t’i riktheheni një marrëdhënieje që duhet ta shikojnë edhe njëherë. Mos merrni vendime deri në fund të marsit. Është një periudhë që ata që po kërkojnë një marrëdhënie a bashkëpunim, mund ta gjejnë.
Shigjetari – Jeni ndër më të ndikuarit e eklipsit dhe duhet të fokusoheni në jetën sociale e profesionale për të bërë disa ndryshime që do të ndikojnë pozitivisht. Është një periudhë ku duhet të gjeni zgjidhje për problemet familjare dhe të merrni përgjegjësinë lidhur me një sfidë. Periudha është erotike, ka rikthime nga e kaluara sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Mund të rishikoni një plan a diçka që ka ngecur dhe të bëni korrigjime.
Bricjapi – Horizonte të reja hapen dhe eklipsi sjell sfida të reja, shanse që përcaktojnë të ardhmen afatshkurtër. Kujdes në marrëdhënie, bashkëpunime, dëgjoni me vëmendje ato që do t’ju thonë të tjerët në fillim të javës. Rishikoni dhe korrigjoni probleme në punë, familje, shtëpi apo pronë dhe jetën personale. Periudha është erotike dhe keni shanse për përfitime.

Ujori – Është momenti të fokusoheni në sferën financiare dhe mos të lini pas dore detyrimet ndaj të tjerëve. Jeni njerëz të guximshëm, jeni para ndryshimeve. Kujdes nëse po ndërmerrni një iniciativë të madhe financiare dhe mos merrni vendime përfundimtare deri në prill. Fillimi i javës mund të bëjë që të  keni biseda e bashkëpunime me klientë, njerëz të rrethit tuaj që do të sjellë ndryshime në sferën financiare dhe sigurinë personale.

Peshqit – Protagonistë të sezonit dhe eklipsit pasi dielli gjendet tek ata dhe hëna është përballë tyre. Do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës suaj që do t’ju zhvillojnë. Nëse diçka prishet, një marrëdhënie pune a personale, bëhet për të mirën tuaj.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente