
Përshkallëzohen protestat në Serbi/ Studentët bllokojnë televizionet, plagoset një nga rojet e objekteve
Një protestë e ngjashme u organizua në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë. Studentët kanë udhëhequr demonstratat dhe protestat që nga tragjedia në Novi Sad kur një çati e stacionit të trenit u shemb, duke vrarë 15 persona.
Ata pretendojnë se transmetuesi është në anën e presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë. Presidenti ishte i ftuar në programin qendror të lajmeve të hënën. Ai kërcënoi se forcat e sigurisë do të ushtrojnë dhunë gjatë protestave të së shtunës dhe tha se nuk do të japë dorëheqjen për shkak të protestave.
“Duhet të më vrasësh për të më zëvendësuar”, theksoi ai.
Gazetari i quajti studentët protestuese “turmë”, diçka me të cilën presidenti duket se ishte dakord, raportojnë mediat serbe.
Megjithatë, Vuçiç dhe televizioni shtetëror kohët e fundit kishin rënë në konflikt. Presidenti kishte thënë se mbulimi i ngjarjeve nga Televizioni shtetëror ishte “marrëzi” dhe se gazetarët ishin “një turp për profesionin”.
Burimi