
Nuk ndalet Trump, paralajmëron sanksione dhe tarifa për Rusinë deri në arritjen e marrëveshjes së paqes
👁762
Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëron sanksione dhe tarifa për Rusinë.
Ai tha se do të ketë masa deri në arritjen e marrëveshjes së paqes me Ukrainën.
“Duke u bazuar në faktin se Rusia po “godet” Ukrainën në fushën e betejës tani, unë po shqyrtoj me forcë sanksione të mëdha bankare, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe një MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE PËR PAQEN. Për Rusinë dhe Ukrainën, uluni tani në tavolinën e bisedimeve, para se të jetë vonë. Faleminderit!!!”, shkruhet në postimin e Trump.
Ky reagim i Trump vjen në një kohë kur mes Amerikës dhe Evropës kanë lindur debate.
Tensionet nisën pas përplasjes së fortë mes tij dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Burimi