Lufta Rusi-Ukrainë, Zelensky: 1200 bomba ajrore ruse të drejtuara në javën e fundit

Lufta Rusi-Ukrainë, Zelensky: 1200 bomba ajrore ruse të drejtuara në javën e fundit

“Gjatë javës së kaluar, Rusia ka kryer qindra sulme kundër popullit tonë me lloje të ndryshme armësh: rreth 1200 bomba ajrore të drejtuara, afro 870 drone sulmuese dhe më shumë se 80 raketa të llojeve të ndryshme”.
Kështu ka shkruar në Telegram, presidenti i Ukrainës Voldymyr Zelensky.
“Çdo bombë ajrore e përdorur nga Rusia, përmban komponentë të furnizuar në kundërshtim me sanksionet.
Këto armë përmbajnë mbi 82,000 komponentë të huaj.
Çdo ditë ne punojmë me partnerët për të siguruar që vendimet të merren pikërisht për mbështetjen që shpëton jetë: sigurimin e mbrojtjes ajrore, investimet në prodhimin tonë të mbrojtjes, forcimin e sanksioneve kundër Rusisë. Dhe ne vazhdojmë punën tonë për të arritur një paqe të drejtë dhe për të marrë garanci të besueshme sigurie”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente