Klasikja Tirana-Vllaznia mbyllet pa fitues, Teuta dhe Elbasani ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Klasikja Tirana-Vllaznia mbyllet pa fitues, Teuta dhe Elbasani ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të Abissnet Superiore. Klasikja e cila u zhvillua në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola.
Edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga skuadrat nuk ia doli të merrte 3 pikët. Megjithatë, Tirana gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Zharmouni dhe Ernest, por golat u anuluan për pozicion të parregullt.
Pas këtij barazimi, Vllaznia mbetet në vendin e 3 me 50 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të dytë. Në krahun tjetër, me 30 pikë të grumbulluara, bardheblutë mbeten në vendin e 8.
Në ndeshjen tjetër, Teuta dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim pa gola sfidën e vlefshme për javën e 29.
Një ndeshje që nuk pati shumë për të treguar. Dhe pse Teuta me Elbasanin patën rastet e tyre, gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në përfundim të kesaj jave, Elbasani mbetet në vendin e pestë dhe Teuta në vendin e parafundit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente