“E pashpirt!”/ Dhurata absurde e Putin për nënat e ushtarëve që kanë humbur jetën në luftë

“E pashpirt!”/ Dhurata absurde e Putin për nënat e ushtarëve që kanë humbur jetën në luftë

Vladimir Putin u ka dhuruar grirëse mishi elektrike të gjitha nënave, djemtë e të cilave janë vrarë në Ukrainë. Siç shkruajnë mediat e huaja, kjo gjë ka ngjallur mjaft kritika. Dhuratat u ndanë nga Partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” në Murmansk.
Shumë e kanë quajtur një gjest “të pashpirt”, duke marrë parasysh dhjetëra mijëra ushtarë që kanë humbur jetën. Organizata pro-luftës e quajtur “Mbrojtësit e Atdheut” tha përmes një deklarate se “detyra jonë është mbështetja e nënave të heronjve, jo me fjalë, por me vepra. Të jemi pranë këtyre grave të forta dhe t’u ofrojmë ndihmë në kohë të vështira”.
Kryetari i Bashkisë së Polyarnye Zori, Maxim Chengaev, iu kundërpërgjigj kritikave duke thënë se “dhuratat praktike që janë të dobishme në familje, s’mund të interpretohen në mënyrë të tillë”.
Ky veprim vjen në prag të Festës së Nënave dhe pasi Rusia goditi objektet e gazit dhe të energjisë në Ukrainë. Pa harruar faktin që Presidenti amerikan Donald Trump e paralajmëroi Moskën për sanksione në rast se nuk ndal agresionin.
“Bazuar në faktin se Rusia po e godet fuqishëm Ukrainën në fushën e betejës aktualisht, po konsideroj fuqishëm sanksione dhe tarifa të gjera mbi Rusinë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare për paqen. Rusia dhe Ukraina, të ulen në tryezë tani përpara se të jetë shumë vonë. Faleminderit”, paralajmëroi Trump.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente