Çmontohet rrjeti i kokainës në Itali, arrestohen 2 shqiptarët! Zbulohet ‘strofkulla’ ku fshihnin drogën dhe pajisjet, me plan sekret dhe për arratisje

Çmontohet rrjeti i kokainës në Itali, arrestohen 2 shqiptarët! Zbulohet ‘strofkulla’ ku fshihnin drogën dhe pajisjet, me plan sekret dhe për arratisje

Lëvizjet e dyshimta mes lokaleve në “Via Roma” në Piacenza, tërhoqën vëmendjen e policisë, duke çuar në arrestimin e dy 20-vjeçarëve shqiptarë për trafik droge.
Hetimet zbuluan gjithashtu një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës në qytet dhe më gjerë, por që përfshinte kryesisht qendrën historike të qytetit dhe ku shitjet bëheshin edhe në mes të ditës.
Të dyshuarit sipas policisë, zgjidhnin zona të populluara dhe me shumë lëvizje, për t’ua bërë të vështirë efektivëve ndjekjen në rast pikasjeje, por edhe kapjen në flagrancë, pasi u jepte kohë për të fshehur mallin.
Pas ndjekjes disaditore, agjentët i gjetën shqiptarët teksa i shitën një dozë shoferit të një makine që kalonte aty pranë. Të tre u ndaluan në flagrancë, shitësit dhe blerësi.
Në momentin e ndalimit, shoferit iu gjet një dozë kokaine, për të cilën u gjobit si përdorues droge. Gjatë kontrollit rezultoi se ai ishte pa asnjë dokument të vlefshëm, si leje drejtimi dhe sigurim, duke sjellë edhe sanksione të mëtejshme të parashikuara nga Kodi Rrugor, kurse mjeti është sekuestruar me qëllim të konfiskimit.
Pas arrestimit, dy shqiptarët u gjetën me para në dorë dhe 9 doza kokainë të gatshme për shitje me pakicë. Hetimet çuan në ‘strofkullën’ e tyre, në një apartament në ‘Via Roma’, por jo të lidhur drejtpërdrejt me ta, por nga ku merrnin furnizime.
Shtëpia e vjetër u kontrollua, duke çuar në zbulimin e 22 dozave të tjera kokainë, peshore precize dhe material të përdorur për paketimin e lëndëve.
Të dy shqiptarët nuk kishin precedentë, një prej tyre ishte ilegal dhe kishin hyrë kohët e fundit në Itali. Policia tha se pesha totale e drogës ishte 30.11 gramë, si dhe u sekuestrua shuma prej 1700 eurosh, informon media italiane.
Shqiptarët u paraburgosën në pritje të procesit në gjykatë, teksa po hetohet për rrjetin kriminal dhe personat e tjerë të përfshirë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente