
12 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Toronto, autori në arrati
Të paktën 12 persona u plagosën gjatë të shtënave në një bar në Toronto, Kanada, me policinë në kërkim të të dyshuarit, raportoi CTV News.
Katër nga të lënduarit kanë lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për të tjerët nuk dihet shkalla e lëndimeve, thuhet në një postim të policisë në X, pa e përshkruar të dyshuarin.
Incidenti ndodhi pranë qendrës tregtare Scarborough Town Center në lagjen Scarborough të Torontos, sipas të njëjtit rrjet televiziv, duke cituar policinë.
Shërbimet e urgjencës së Torontos i thanë kanalit televiziv kanadez CP24 Media se është një “situatë dinamike” dhe se ka të lënduar me plagë të lehta dhe të rënda.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet për të shtënat në një pijetore në zonën e Scarborough,” tha kryebashkiaku i Torontos Olivia Chow, duke shtuar se shefi i policisë e ka siguruar “për vendosjen e të gjitha forcave të nevojshme policore”.
CTV raportoi, duke cituar burime policore, se i dyshuari u zhduk në një makinë të argjendtë, i veshur me një kapuç të zi.
Burimi