Java nis me temperatura deri në 29 gradë C, si parashikohet moti për këtë të hënë

Java nis me temperatura deri në 29 gradë C, si parashikohet moti për këtë të hënë

Kjo e hënë nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën e parë të ditës, por vranësira më të theksuara do të ketë në mëngjes në zonat jug-perëndimore. Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku do të ketë shira të dobët dhe të izoluar reshjet e shiut do të jenë në formë rrebeshi. Temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.     Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv