Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Java Kulturore e Egjiptit nis me shfaqjen Tanoura dhe vallëzimin tradicional egjiptian
Nisin sot aktivitet e Javës Kulturore Egjiptiane. Nga data 8 deri më 12 korrik, Java Kulturore Egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë në Tiranë gjallërinë, mistikën dhe trashëgiminë mijëravjeçare të qytetërimit egjiptian. Aktivitetet do të nisin më 8 korrik në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”, ku do të prezantohet shfaqja magjepsëse tanoura – një vallëzim tradicional sufi, ku valltari rrotullohet në mënyrë të pandërprerë me veshje shumëngjyrëshe, duke krijuar një efekt vizual dhe shpirtëror unik. Kjo shfaqje do të përsëritet më 9 korrik në sheshin “Skënderbej”, në një ambient të hapur, duke sjellë pranë qytetarëve energjinë...