Java 3-të e Superiores mbyllet me përmbysje, Dinamo i merr 3 pikët Elbasanit
Dinamo-Elbasani ka mbyllur javën e 3-të të “Abissnet Superiore” -s. Klubi dinamovit ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. “Blutë” kanë arritur ta mposhtin Elbasanin me shifrat 2-1. Verdheblutë kaluan të parët në epërsi me anë të Nikajt. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 25, por vetëm 12 minuta më vonë Berisha riktheu baraspeshën. Ndërkohë, kur kronometri po numëronte minutën e 65 Lorenco Vila përmbysi rezultatin në atë përfundimtar 2-1. Me këtë fitore Dinamo ka shkuar në kuotën e 6 pikëve dhe renditet në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com