Jason Statham, nga zhytësi profesionist te ylli i filmave aksion

Jason Statham, nga zhytësi profesionist te ylli i filmave aksion

Jason Statham, i lindur më 26 korrik 1967, është një nga aktorët më të njohur anglezë të filmave aksion dhe thriller. Ai është bërë i njohur për interpretimin e personazheve të fortë dhe për skenat e shumta të aksionit. Para se të bëhej aktor, Statham merrej me arte marciale, kikboks dhe karate. Ai ishte gjithashtu zhytës profesionist dhe për rreth 12 vjet ishte pjesë e ekipit kombëtar britanik të zhytjes. Më vonë punoi edhe si model për marka të njohura veshjesh. Karrierën në film e nisi në vitet ’90, kur u përfshi në filmat e regjisorit Guy Ritchie, “Lock, Stock and Two Smoking Barrels” dhe “Snatch”. Këto role e ndihmuan të fitonte vëmendjen e publikut dhe të hapte rrugën drejt Hollywood-it. Një nga rolet që...