Jashtë planeve të Chivu, por refuzon çdo ofertë. Inter-Asllani, përplasja po acarohet

Jashtë planeve të Chivu, por refuzon çdo ofertë. Inter-Asllani, përplasja po acarohet

“Gjembi” në mesfushën e Interit është Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar është në merkato, por e ardhmja e tij është kthyer në një rebus të vërtetë. Kjo, sepse Interi ka humbur tashmë 15 milionë euro pas refuzimit të lojtarit për t’u transferuar dhe situata rrezikon të përsëritet nëse qëndrimi i Asllanit nuk ndryshon. Në javët e fundit, klubi zikaltër kishte arritur marrëveshje me Real Betis për shitjen përfundimtare të mesfushorit, por ai refuzoi transferimin në Spanjë. Arsyeja? Asllani dëshiron të vazhdojë të luajë në Serie A dhe për momentin nuk është i gatshëm të pranojë destinacione jashtë Italisë. Problemi? Nuk ka...