Japonia kremton Ditën e Kulturës, një traditë që nderon artin dhe shkencën

Japonia kremton Ditën e Kulturës, një traditë që nderon artin dhe shkencën

Më 3 nëntor, Japonia shënon Ditën e Kulturës (Bunka no Hi), një festë kombëtare që i kushtohet promovimit të kulturës, arteve dhe zhvillimit akademik. Kjo ditë shoqërohet me ekspozita artistike, festivale kulturore, parada dhe ceremoni që nderojnë personalitete me kontribut të veçantë në shkencë, art dhe kulturë. Dita e Kulturës u shënua për herë të parë në vitin 1948, në përkujtim të shpalljes së Kushtetutës së Japonisë së pasluftës, më 3 nëntor 1946. Megjithatë, kjo datë ka një histori edhe më të hershme. Në vitin 1868, ajo u vendos si festë kombëtare me emrin Tenchō-setsu, në nder të ditëlindjes së perandorit Meiji. Pas vdekjes së tij, në vitin 1912, tradita u ndërpre për një periudhë, për t’u rikthyer në vitin 1927 me emrin Meiji-setsu. Ky...