Burimi:
Sot.com.al

“Janë dorëhequr vetëm 35”/ Denoncimi i PD për KQZ: Kandidatët e PS që nuk ikin nga posti, mos marrin pjesë në zgjedhje
👁10225
Në përgjigje të kërkesës zyrtare së Partisë Demokratike me objekt: “Dhënie informacioni”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti listën me emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste të cilët kanë deklaruar pezullimin apo dorëheqjen nga funksioni përkatës nëpërmjet deklaratës së pranimit të kandidimit sipas modelit përkatës miratuar me Udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 2, datë 22.01.2025. Konkretisht sipas KQZ janë deklaruar të pezulluar apo dorëhequr nga funksioni vetëm 35 kandidatë nga lista e plotë e kandidaturave të PS. Partia Demokratike po ndjek me vëmendje zbatimin e detyrimeve ligjore për të gjithë kandidatët e jo vetëm këta 35, e...