Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Janar–Prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga viti 2010
👁2502
Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq problematikë kronike në drejtim të planifikimit dhe ekzekutimit të fondeve publike për investime. Të dhënat zyrtare të katërmujorit të parë të vitit 2025 tregojnë se investimet kapitale arritën rreth 14 miliardë lekë, vlera më e ulët që nga viti 2010. Fondet e realizuara në krahasim me planin ishin 33% më të ulëta dhe në raport me faktin e vitit të kaluar ishin 11% më të ulëta. Fondet e investimeve po “teprojnë” për arsye se një pjesë...