Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës
Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore një ditë më parë bëri me dije dhe numrin e vizitorëve në kala nga janari deri në korrik 2025. “Me lajmin e mirë që për periudhën janar-korrik kalanë Rozafa e kanë vizituar rreth 100.500 vizitorë, ju urojmë një muaj të mbarë”, thuhet nga DRTK Shkodër,që herë pas here sjell në vëmendje numrin e vizitorëve në monumentet e kulturës. Kalaja e Shkodrës që mban...