Janar – korrik 111.427 vizitorë në Qendrën Muzeore Krujë

 Janar – korrik 111.427 vizitorë në Qendrën Muzeore Krujë

Qendra Muzeore Krujë ka pritur 111.427 vizitorë gjatë 7-mujorit të parë të vitit 2025. Qendra muzeore shprehet se është një rritje prej rreth 30 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar! “Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është vizituar nga mbi 95.000 vizitorë, ndërsa Muzeu Etnografik nga mbi 16.000 vizitorë. Faleminderit të gjithëve që zgjidhni Krujën si një nga destinacionet tuaja kulturore!”, thuhet nga Qendra Muzeore Krujë. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është dhe një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle Mesjetare Shqiptare me nje fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skëndërbeut,...