James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

11 Qershor 2025 17:46 Telesport Lionel Messi është përballur me rivalin e tij kolumbian James Rodriguez gjatë ndeshjes së Argjentinës me Kolumbinë. Ndeshja u mbyll në barazim 1–1 në raundin e 16-të të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Në pjesën e dytë, sulmuesi argjentinas iu afrua mesfushorit dhe shkëmbeu disa fjalë me të. “Ke thënë që arbitrat na ndihmuan në finale. Ti flet shumë”, i është drejtuar Messi rivalit të tij. “Nuk kam thënë asgjë”, ka qenë reagimi i James.
Burimi: Telesport.al