Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Jamarbër Malltezi: Më sekuestruan pasuritë brenda një dite
“Jam i vetmi person në Republikë që ditën e parë të arrestimit më janë sekuestruar të gjitha llogaritë bankare, mbi 70% e pronave, dhe më janë marrë të gjitha aksionet në tre kompani private. Më gjeni një bandit që i ka ndodhur gjysma e këtyre brenda një dite.” – kështu u shpreh Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, në një intervistë për “News24”. Malltezi e ka cilësuar ndalimin e tij si një akt të motivuar politik dhe të panevojshëm nga pikëpamja ligjore e njerëzore.