Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë’/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të Ramës
Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të PS, Plarent Ndreca. Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marë i pandehur dhe rrezikon dënimin me 8 muaj burgim, pasi akuzohet nga SPAK, për ‘Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike’. Sipas hetimit ka rezultuar se Dritan Ndreca, i ka premtuar një banori të zonës i quajtur, Arjan Ndoni, se kundrejt 4 milion lekëve të vjetra...