Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Jam si Navalny”/ Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca shtyhet në 8 gusht
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë, pak orë pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë. Siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Meta thotë në kërkesë që nuk ka asnjë rrezik të ndikojë e dëmtojë provat dhe nga ana tjetër sugjeron që gjykata të vendosë ndaj tij masë më të butë, atë të ndalimit për të dalë kashtë vendit. Por, seanca u shty për në datën 8 gusht. Në padinë që gazetarja Anila Hoxha e disponon thuhet se “në datën 04 gusht nga Prokuroria e Posaçme u njohëm me përfundimin e hetimeve lidhur me të pandehurin ish presidentin Ilir Metaj. Sipas procedurës u njohëm edhe me aktet fashikujt hetimorë në mënyrë elektronike, çka nënkupton se organi procedurës...