No Image Available

“Jam në dispozicion ku dhe kur të doni”/ Rama fton studentët në dialog, njofton rritjen e bursave 25 mijë lekë, kredi me 0% interes dhe punësim me gjysmë page minimale

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar studentëve me një ftesë për dialog, duke njoftuar një paketë masash mbështetëse që përfshin rritjen e bursave në 25 mijë lekë të reja për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike, si dhe shtrirjen e tyre edhe për studentët e nivelit master. Rama bëri të ditur gjithashtu se parashikohen lehtësi për strehimin, kredi me interes zero ose 3%, si dhe mundësi punësimi për studentët me gjysmë page minimale. Fjala e Ramës: Tani më lejoni një adresim të posaçëm studentëve. Ju kam ndjekur me vëmendje këto javë dhe kam komunikuar në mënyrë sporadike me disa prej jush, po edhe me pedagogë e me prindër që më kanë shkruar apo që i kam pyetur për të ditur më shumë. Dua të them...