Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Jam kushërirë me deputeten e PD”, gjyqtarja e Berishës kërkon dorëheqjen nga çështja ‘Partizani’
Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh, bën me dije Report TV. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri. Elsa Ulliri është caktuar gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.