Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore
“Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve”. Kështu shprehet kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, në komunën e Lipjanit, më 7 korrik, pas ndërhyrjes së policisë. Shefi i qeverisë në detyrë kërkon një hetim të shpejtë dhe të plotë për zbardhjen e këtij rasti. “Shumëçka prej asaj që ka ndodhur në mesnatën e shtatë korrikut tashmë është publike edhe falë incizimeve të dëshmitarëve, por për të kuptuar gjithçka çfarë ka ndodhur duhet hetim profesional nga institucionet për këtë bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës, inspektoratit policor, institutit të...