Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Jam arvanit dhe flas arvanitika”! Kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari, nga çdo banor i Salaminës dikur
“Jam arvanit dhe flas arvanitika”, – kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari, nga çdo banor i Salaminës, si dëshmi për historianin grek, Tasos Karantis. Janë dy studime të botuara në revistën greke, “Rrezet e grekëve”, për historinë e arvanitasve në Greqi. Në këto studime evidentohet se, në shumicën e krahinave të Greqisë, duke përfshirë edhe Athinën, gjuha mbizotëruese ishte ajo e arvanitasve ose siç e quanin ata, arbërisht. Në një faqe të kësaj reviste, artikulli në fjalë paraqet atë çka sot vetë grekët e mohojnë ose mundohen ta baltosin. Të dhënat vijnë nga vepra e Dhimitriu Bizantiut, shkruar në vitin 1836. Ja çfarë shkruan ai, konkretisht: “Vizitorët vinin re me habi, se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër...