Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
‘’Jam Arbënesh, jam Arbënesh!..’’ Këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës
Trungu & InforCulture sjellë dy këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës të shkëputura nga libri ‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç”. Njëra këngë ka tematikë për vendlindjen ndërsa kënga tjetër është kënduar për luftën, ku në të përmendet edhe emri i Skënderbeut. /InforCulture.info Këngët për vendlindjen Duhet të jetë doemos shumë e vjetër kënga Zogu i verës, e cila edhe sot e kësaj dite këndohet shpesh në këtë vend. Siaps dëshmisë së Ana Bajllos, e lindur në Kotllar, këtë këngë ajo e kishte dëgjuar nga babai i saj dhe duke pasur parasysh se në vitin 2010 i kishte 93 vjet, mund të konkludohet se kënga i takon grupit të këngëve të vjetra burimore popullore në Arbënesh. Kënga është: Zogu i verës...