Jaime Sabines: Të dashuroj, por dua të jem i lirë…

Jaime Sabines: Të dashuroj, por dua të jem i lirë…

Jaime Sabines, një nga poetët më të rëndësishëm të shekullit që sapo iku, jo vetëm të letërsisë hispanike, po edhe asaj botërore.Studiuesi meksikan Efrain Bartolome te “Poeti dhe Muza” thotë: “Muza, nga vetë natyra e saj, është e pakapshme. Atë nuk e zotëron dot askush, përkundrazi, është vetë Ajo që e pushton dhe e bën të vetin shpirtin e poetit. Nganjëherë, mishërohet si femër, me mish dhe me kocka, dhe krijon uragane në jetën e poetit fillestar. Kur ndodh kjo, nga shpirti lind poezia, e cila është e aftë të prekë shpirtrat e tjerë.Një poet i vërtetë, zakonisht sillet kështu: i dashuruar, shkruan atë që i dikton Muza dhe këtë e bën përherë me sytë e mbërthyer tek Ajo, jo te kritika, as tek akademia...