Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Jack Smith nën hetim! Ish-prokurori që “sfidoi” Trump tani akuzohet për ndërhyrje në zgjedhje
Zyra e Këshilltarit të Posaçëm (OSC) në SHBA ka hapur një hetim ndaj Jack Smith, ish-prokurorit të posaçëm që udhëhoqi dy çështje penale kundër presidentit Donald Trump. Hetimi ka të bëjë me dyshime për shkelje të ligjit “Hatch”, një ligj federal që ndalon zyrtarët e administratës nga përfshirja në veprimtari politike, për të ruajtur paanshmërinë e shërbimit civil. Nisja e hetimit u kërkua nga senatori republikan Tom Cotton, i cili e akuzon Smith për “ndërhyrje të paprecedentë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024”, pasi hetimet e tij çuan në ngritjen e akuzave penale ndaj Trump. Trump i ka mohuar akuzat...