No Image Available

Ja si shtetet kanë spiunuar historikisht njëri-tjetrin nga ajri

Nga balonat në fushëbetejat e Luftës Civile në SHBA, tek dronët pa pilot dhe me motor reaktiv, përgjimi më e mirë i armikut ka qenë gjithmonë nga lart. Ja si ka evoluar teknologjiae mbikëqyrjes ajrore gjatë 200 viteve të fundit Në fillimin e viteve 1790, francezët eksperimentuan për herë të parë përdorimin e balonave të mbushura me hidrogjen për zbulimin e të dhënave mbi armikun në fushën e betejës. Në fakt ato nuk fluturonin mbi linjat e armikut, por ishin të lidhur në tokë me kabllo. Shportat e balonës mbanin dy ushtarë:njëri me teleskop dhe tjetri që sinjalizonte vëzhgimet në tokë përmes flamujve. Balonistët francezë formuan forcën e parë ajrore në botë në vitin 1794 të quajtur “Compagnied’Aéronautiers”. “Para atij momenti, mënyra e vetme për të kuptuar pozicionin e armikut ishte duke dërguar për zbulim një grup kalorësish. Ndërkohë nga lart, hipur në një balon, mund të shihni deri 80 km larg në një ditë të kthjellët. Pra ofronte një përparësi të jashtëzakonshme për të mbikëqyrur armikun”– thotë Endrju Hemond, historian dhe kurator në Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington. Pas shpërthimit të Luftës Civile në SHBA, shpikësi amerikan Tadeus Loui organizoi një demonstrim me balona në Qendrën Kombëtare, duke e...